Konkurs për Logon e Shebenik-Jabllanicës

13 August 2012 | Jobs - call for proposals

Në kuadër të projektit "Mbështetje Institucionale për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri" qe ka si një nga qëllimet e tij hartimin e planit të menaxhimit per Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, IUCN është duke zhvilluar një konkurs për krijimin e logos zyrtare e Parkut. Të gjithë dizenjatorët ambiciozë dhe të motivuar, që aspirojnë të jenë autorë të logos së Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë konkurs që do të mbyllet në datën 30 Shtator.

Logoja duhet të përfaqësojë veçantitë e Parkut Kombëtar si dhe të vlerat e tij ekologjike dhe estetike. Logoja duhet të ketë autonomi dhe të jetë estetikisht e këndshme. Një përshkrim i Parkut është bërë në shtojcën e bashkëlidhur dhe disa fotografi të zonës mund ti gjeni në:

http://www.flickr.com/photos/33017018@N04/sets/72157630542798722/.

Për më shumë informacion në lidhje me Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës mund të dërgoni kërkesat tuaja në këtë adresë e-mail: m.topi@ppnea.org.

Detajet e konkursit

Logot e propozuara duhet ti dergohen Sonila Lechwackit deri më 30 Shtator 2012, me titull " Konkurs për Logon e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës" në rreshtin e lëndës. Mund të dorëzoni më shumë se një logo nëse të gjitha dosjet janë në formatin EPS vektor logo me rezolucion 10 x 10px ose logo me rezolucion të lartë jo-vektorial.

Në e-mailin tuaj lutemi të shkruani emrin dhe vendin, si dhe një përshkrim te shkurtër të konceptit të logos, si ju ka lindur ideja dhe çfarë përfaqëson. Ndërsa logoja duhet të jetë vetë-shpjeguese, përshkrimi mund të përfshihet në artikujt e IUCN.

Fituesit të konkursit do ti jepet nga IUCN një çmim prej 300 Euro. Fituesi i konkursit do të kontaktohet me e-mail brënda muajit Tetor 2012.